
Wanda Nara nuk ka duruar më, pas ngacmimeve të aktores China Suarez. Ajo vazhdon t’i shkruajë Mauro Icardit, edhe pasi flirtet e saj ishin bërë publike.
Mauro dhe Wanda ishin drejt ndarjes, por çifti më pas i sheshoi mosmarrëveshjet dhe vijoi normalisht jetën.
Gjithsesi China nuk e lë të qetë dhe Wanda i ka publikuar mesazhet, ku ajo i kërkon sulmuesit të PSG të takohen.
Në foton e publikuar nga bukuroshja, lexohet qartazi që në dy raste aktorja i shkruan Mauros nëse e rezervoi hotelin dhe nuk merr përgjigje.