15B6D7DF-235F-4476-BD3B-FAAF3C5E55D1

Një shtetas është rrëmbyer dhe dhunuar gjatë orëve të parë të mëngjesit në Sarandë.

Shtetasi me inicialet G.O. është mbajtur me forcë në automjet nga pesë persona që dyshohet se e kanë goditur me sende të forta dhe më pas e kanë lanë në rrugë të plagosur rëndë.

Ai është gjetur nga policët në rrugën e fshatit Xarrë, shtetasin G. O. dhe më pas është dërguar në spitalin e Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tri orë më vonë, P. N., 30 vjeç (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve), A. N., 21 vjeç, A. N., 44 vjeç dhe A. N., 21 vjeç janë kapur në fshatin Shëndelli. Në kërkim është bashkëpunëtori i tyre, 39-vjeçari me iniciale A.N.

Dyshohet se të dyshuarit kanë planifikuar dhe organizuar rrëmbimin dhe dhunimin e G.O. dhe shkak kanë qenë motive banale.

Policia ka arrestuar 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare, ndërsa ndaj tyre ka nisur hetimi për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.