
Florjan Binaj i ftuar dje mbasdite te “Rudina”, ka treguar një detaj të panjohur për publikun, të cilin nuk e ka shfaqur më herët. Tatuazhet janë një pasion tiji mesa duket, pasi ai thotë se ka një sasi të konsiderueshme të tyre.
Rudina Magjistari:
Çfarë është diçka që teleshikuesit nuk e dinë për ty dhe nëse ti do ta thoje, ne do habiteshim?Florjan Binaj: Kam shumë tatuazhe. Rudina Magjistari: Ke shumë tatuazhe? Sa?
Florjan Binaj: Kurrizi, është gjysma e zënë. Pronë private.
Rudina Magjistari: Vërtet? S’e ke treguar ndonjëherë këtë?
Florjan Binaj: Jo, këto janë gjëra personale.
Rudina Magjistari: Dhe çfarë ke bërë tatuazhe?
Florjan Binaj: Kam bërë disa portrete të Rilindjes italiane për vajzën time, për djalin, për mbesën dhe tani për Vjosën.
I pyetur nga Rudina Magjistari nëse do t’i tregonte ndonjëherë, Binaj u shpreh se për të janë personalë.
Pas largimit nga ‘Portokallia’ tashmë Flor Binaj prezanton emisionin më të ri investigativ ‘Piranjat’.I ftuar pasditen e djeshme në emisionin ‘Piranjat’, Binaj bëri të ditur se po punon edhe për një program tjetër humori, të cilin do të ketë tërësisht të vetin.