Erdhi për pushime në Shqipëri, por Alessia Vidotto, vdiq si pasojë e një goditjeje në zemër. Ishte vetëm 38 vjeçe.

Mediat italiane shkruajnë se ajo kishte ardhur në Shqipëri për pushime bashkë me bashkëshortin shqiptar dhe djalin e tyre një vjeçar.

Ndërsa ishte me pushime, Alessia filloi të ndihej shumë e lodhur dhe pas disa ditësh pritjeje vendosi të shkojë në urgjencën mjekësore.

Pas vizitës, zbulimi i tmerrshëm, një inflamacion i zemrës (miokardit) Vidotto u shtrua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 38-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Tiranës. Alessia lë partnerin e saj Eroldin dhe një djalë të vogël vetëm 1 vjeç e gjysmë.