Tjetër ngjarje e trishtë në familjen e Safet Gjicit. Vetëm pak muaj pasi humbi vëllain Lavdërimin, kryetari i bashkisë së Kukësit ka humbur një tjetër vëlla, Ramazanin.
Lajmërimin e ka dhënë vetë Safet Gjici në pofilin e tij në Facebook
“Me hidhërim te thellë njoftoj për ndarjen nga jeta të vëllait tim të dashur Ramazan Nebi Gjici.
Varrimi do të zhvillohet diten e sotme e martë, në orën 14:00 pranë varrezave në Tufinë.
Familja Gjici”, shkruan ai në Facebook.