
Është ndarë nga jeta ditën e sotme mësuesi i Muzikës në Durrës, Andi Bajraktari.
Mesuesi qe ka humbur jeten Andi Bajraktari
Mësohet se shkak për ndarjen nga jeta të mësuesit 39-vjeçar është bërë një atak në zemër.
Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije vetë familjarët e mësuesit të cilët shprehen me hidhërim se u pre në mes jeta e një njeriu dhe artisti kompozitor me shpirt të madh.Varrimi i tij do të bëhet në orën 16:00 pranë varrezave të reja në qytetin e Durrësit, ndërsa familjarët i bëjnë pritjet në agjencinë funerale “Paqja” për ballë Muzeut Arkeologjik.
Andi Bajraktari ishte kompozitor dhe mësues prej 10 vitesh në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës dhe gjithashtu ishte lektor në Universitetin e Durrësit.
Ai ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze dhe vetëm dy javë më parë erdhi në jetë vajza e tij e vogël.