
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar ditën e sotme në Shkozë të Tiranës, ku Roland Sinani vrau kunatën Migena Sinani dhe më pas kreu edhe vetëvrasje.
Sinani është fut në dhomën ku flinte kunata e tij me fëmijën 2-vjeçar dhe me një plumb në gjoks e ka lanë të vdekur.
Ka qenë e ëma e Roland Sinanit që ka dëgjuar të shtënat është gritur dhe djali i ka thënë “ e vrava”. Ashtu e tmerruar nga ngjarja ajo ka zgjuar bashkëshortin dhe në atë moment ka dëgjuar një të shtënë tjetër arme, kur djali i dha fund edhe jetës së tij.
Bashkëshorti i saj ka shkuar ka marrë armën dhe e ka fshehur atë mbrapa shtëpisë.
Në shtëpi në momentin e ngjarjes tragjike, në shtëpi ndodheshin vetëm prindërit e Roland Sinanit, pasi i vëllai i tij është taksist dhe në atë orar ishte në punë.
Shtetasi Roland Sinani, 43 vjeç, gjithashtu rezulton se nuk ishte i martuar dhe qëndronte në shtëpi me dy prindërit, vëllain dhe nusen e tij, të cilën e vrau mëngjesin e kësaj të shtune, 8 Prill.