Gazetarja Gerta Gixhari, motra e Olta Gixharit, ka reaguar pas situatës së krijuar të Luizit në Big Brother. Gerta është shprehur e indinjuar me situatën e krijuar ku publiku ka krijuar një afeksion për Luizin, edhe pse ka gënjyer.
Postimi i Gertës: “Edhe sikur Luizi të masturbohet në mes të shtëpisë, opinioni përsëri do e mbështesë dhe nëse djemtë dhe vajzat pyesin prindërit e tyre pse e bëri këtë veprim ato do i thonë sepse “është çun dhe çunave u lejoheT” dhe përveç kësaj na bën për të qeshur. O ma o bap or ai mashtroi shumë rëndë dhe përgjigja do të ishte “e bëri në emër të lojës, apo se donte të fitonte Kiarën”…sepse me anë të mashtrimit mund t’i fitojmë ca gjëra në jetë. Dhe jeta vazhdon dhe ne jemi brezi duke lejuar historinë të përsëritet, ku lartësojmë figura, afeksionohemi pas tyre dhe nuk pranojmë dot antivlerën e tij, vetëm e vetëm që të mos zhgënjehemi nga vetja se kemi pëlqyer dikë që kemi besuar si më i miri, duke mbrojtur kështu me kokëfortësi egoizmin tonë dhe unin tonë. Duke mos pranuar se kemi gabuar në zgjedhje. Përfundimisht, me kokën lart ne nuk duam veten tonë. Po kështu afeksionesh kemi krijuar ndër breza për të gjitha figurat politike. Mendoj se kam gjetur përgjigjen e duhur të Monikës se “Çfarë është Big Brother në vetvete”
Në fakt BB nuk tregon askën atë që luan aty brenda të cilët të gjithë janë në kushte jashtë realitetit ku bota e tyre është ushqimi dhe më the të thashë me njëri-tjetrin, le të themi si në përiudhën e mesjetës kur njeriu vizionin e tij e kishte po kaq të cunguar dhe ndaj mendoj se askush nuk duhet të gjuhet me gurë për lojën e tij pasi të gjithë ne jashtë nuk do e dinim si do reagonim në vend të tyre. Por Big Brother vë në provë e në lojë një popull të tërë i cili ka rastin të tregojë se sa qytetari ka, si e edukon të ardhmen dhe si i tregon vlerat e tij dhe më e rëndësishmja cila është udhëheqja që do.
Nuk kam asnjë koment për lojën e banorëve por për atë që ndodh jashtë shtëpisë. Juve mbështetësve të Luizit që do vërshoni nga mesazhet ju them se nuk jam për të mbrojtur një palë apo për të gjykuar një palë, por jam thjesht e indinjuar për të ardhmen e vendit tim. Big Brother jemi ne jashtë, jo ata atje brenda.”