Në takimin me kryebashkiakët socialistë, në Pogradec, Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të Dritan Lelit, kur dha se Vlora ka një kryetar që fle gjumë, dhe duhet të ishte xixë, pasi ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga qeveria.

Edi Rama:

Në vitin që vjen zgjedhjet kanë një rëndësi të posaçme për një sërë arsyesh, Shqipëria sot ështënjë vend që ka çelur negociatat me BE, dhe që politikisht është ngritur në një nivel tjetër, në marrëdhëniet me botën, me Europën, me marrëdhëniet me vetë rajonin, por që duhet të ngrihet në një nivel tjetër dhe në raport me veten. Negociatat janë një e përpjetë me sfida të jashtëzakonshme, me kërkesa shumë strikte dhe të forta, dhe me detyrime që përbëjnë një barrë të madhe për këdo që mban një funksion publik.

Kemi bashki që janë shembullore, dhe ka të tjera me më shumë probleme, kemi të gjithë kohën në dispozicion për të kapur trenin, ku janë më të mirët prej jush, Në të gjitha fushat e qeverisjes vendore ne kemi shembuj për të qenë krenarë. Është krenari që PS drejton Lezhën, po të shohim nivelin e pastërtisë në plazh, për shkak të punës shembullore që bën bashkia dhe kryetari i saj.

Të tillë shembuj, qoftë për pastrimin dhe të tjera fusha, kemi kudo nëpër Shqipëri, deri në bashki të vogla, që kanë mundësi të kufizuara, por për shkak të punëve sistematike, janë shembuj pozitiv, që nga bashkia e Cërrikut, që ka një sërë hallesh të trashëguara, lidershipi i kryetarit të bashkisë që ka bërë diferencën, kemi edhe bashkinë e Belshit, që kryetari bën sërish në punë shembullore. Sa më shumë njerëzit që ju besojnë, aq më shumë duhet të gjeni forcë për të bërë më shumë, dhe kjo ndodh në Belsh, me kryetarin veteran të bashkisë. Këto dy bashki në qarkun e Elbasanit, janë të disavantazhuara, edhe për shkak të nivelit të të ardhurave që marrin nga taksa.

Ndërkohë që kemi bashki si Vlora, që ka pasur një vëmendje të veçantë nga qeveria, por ka një kryetar bashkie që fle gjumë, që me gjithë atë potencial që ka, nuk duhet ta diskutonte të qenit xixë, në mëngjes, në drekë në darkë. Pa folur për bashki të cilat kanë potenciale të mëdha siç është Pogradeci, dhe tani po hyn në një fazë që merr mbështetje të madhe, por është shembull që me mjetet e kufizuara që ka bashkia, qyteti merr frymë lirisht sot.

Po i sjell këto shembuj për të thënë se roli i çdo individi është vendimtar. Shkoni dhe shihni bashkinë e Matit, kur çfarë mund të bëjë individi, për të mos e harruar se kush e ka çuar aty.