Rritja e çmimeve në vend, po rëndon çdo ditë e më shumë në xhepat e qytetarëve. Së fundmi nafta u rrit me 40 lekë për litër, brenda pak orësh. Në një postim në rrjetet sociale, një qytetar i është ankuar kryeministrit Edi Rama për çmimet.
“Halli jonë është që çmimet kanë shkuar në stratosferë, ti të njëjtin avaz ke”.
Në përgjigjen e tij kreu i qeverisë, Rama përgjigjet se duhet parë se çfarë po ndodh në botë.
“Sikur disa te donin te shikonin pak pertej hundes se tyre, kur thote populli dhe te hapnin syte per te pare se çfare po behet ne bote, se si po masakrohet nje popull dy ore ne linje ajrore larg nesh, se si po kercejne kudo cmimet jo ne Europe, po edhe ne bote, po edhe se si kjo qeveria jone ketu po vazhdon ta mbaje me dhembe cmimin e energjise pa e rritur, atehere me siguri do te kuptonin se ky lloj te foluri eshte nje fyerje per viktimat e verteta te kesaj kohe te zymte!”, shkruan kryeministri Rama.