Edison Elezaj , djali i “bossit” të Lajthizës plagos 3 persona te Savoy Garden , policia ndryshon versionin për ngjarjen pas disa orësh

Policia e Shtetit ka dalë me një tjetër version lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur në “Savoy Garden”, mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Në njoftimin e dytë të Policisë për ngjarjen, uniformat blu bëjnë me dije se kanë shpallur në kërkim 32-vjeçarin Edison Elezaj për veprën penale “plagosje të rëndë me dashje”.

Plagosja e trefishtë në Tiranë, autor Edison Elezaj , djali i pronarit të ujit Lajthiza , shkrepi armën në mes të festës dhe ia mbathi

Kështu, ndryshon e gjithë dinamika e ngjarjes, por po ashtu, Policia rrëzon veten, pasi në njoftimin e parë, efektivët kishin dalë në përfundimin se plagosja kishte ndodhur “aksidentalisht” për shkak të një shkrepje të pavullnetshme.

Djali i biznesmenit të “Lajthizës”, pasi ka kryer plagosjen është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa dy persona të tjerë. Policia vuri në pranga dy persona, që fshehën armën e krimit, Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj, ndërkohë që u sekuestruar dhe arma e krimit.

Njoftimi i policisë:

Nëvijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga  Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat:

– u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;

– u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Ngjarja ndodhi gjatë një feste që u zhvillua në ambientet e restorantit “Savoy Garden” në Tiranë, ku Edison Elezaj shkrepi armën duke lënë të lënduar 3 prej personave të pranishëm. Personat që mbetën të plagosur, dhe morën mjekim në spital janë Elona Pinari, dhe dy vëllezër me mbiemtin Pengili.