Qeveria i hapi rrugë ndërtimit të një resorti turistik në Dhërmi, duke i dhënë statusin e investitorit strategjik aktorit Gazmend Paja. Më herët, qeveria kishte refuzuar këtë investim të propozuar nga kompania “Startek” me arsyetimin se nuk plotësonte dokumentacionin e nevojshëm.
Por, kur me ‘Startek’ është bashkuar kompania e Gazment Pajës, qeveria ka dhënë dritën jeshile, duke ngritur hije dyshimi se ky miratim është bërë për shkak të afrimitetit që ka aktori me kryeministrin Rama. Por ky është minimumi i gjësë.
Sepse Rama ka treguar që të jesh pjesë e “haremit” të tij të oligarkëve, fillimisht duhet të kesh para, dhe Gaz Paja nuk i ka ato..ndoshta mund të ketë sa për të shitur mend nëpër plazhe dhe resorte apo për të blerë makina dhe motorë të shtrenjtë, me të cilët pastaj përplaset sa nuk thyen kokën duke shkelur semaforin e kuq në mes të Tiranës, por nuk ka paratë e një biznesmeni që të investojë 13 milion euro për ndërtime resortesh.
Madje, vetëm pak vite më parë, vetë babai i Gaz Pajës, Luftari, ankohej publikisht se Ministria e Shëndetësisë nuk i jepte paratë për subvencionimin e ilaçeve. Ajo videoja e famshme u hoq me ndërhyrjen e propagandistëve të Ramës, por të paktën konfirmoi se familja Paja nuk është se janë dhe aq milionerë për të ndërtuar resorte në Dhërmi.
“Gazeta Jonë” ka parë bilancin e kompanive që ka Gaz Paja në pronësi dhe nuk rezulton që ato të kenë patur një fitim të tillë gjatë viteve të fundit që të financojë një investim si ai në Dhërmi.
Rrjedhimisht, rezulton se paratë që po investon në atë zonë, Gaz Paja nuk i ka të vetat, por ka “shitur firmën” tek një tjetër shumë më i pasur si ai duke shërbyer si ato nëbat sorrogato që lindin fëmijet e modeleve që s’duan të prishin trupin.
Duket qartë që Gaz Paja po pastron paratë e dikujt që është i fuqishëm në Shqipëri dhe nuk do të dalë në skenë, ndryshe nga burri i Olta Xhaçkës që i “nxiu” fytyrën Rilindjes.
Nëse Gaz Paja nuk pranon që po pastron paratë e korrupsionit apo krimit në Dhërmi atëherë duhet të tregojë formulën e tij magjike të pasurimit në pak vite…vetëm pak vite nga ajo ditë kur i ati ankohej se nuk po i subvenciononin 3 mijë lekë në muaj për ilaçet. /GazetaJone