Emisionit “Big Brother VIP Albania” po i vjen fundi dhe këtë të premte do të kemi fituesin e parë të këtij formati.
Finalistët janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.
Duke e ditur që këto janë ditët e fundit të tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorët kanë qenë më tepër miqësorë ndaj njëri-tjetrit dhe janë përpjekur të shijojnë momentet e fundit.
Gjatë ditës së sotme Einxhel dhe Donaldi kanë qenë në oborr duke biseduar dhe moderatorja tregohet shumë e hapur me aktorin në lidhje me babin e saj.
Ajo shprehet se nuk do ta shikojë më atë në gjendje të rënduar dhe do që ai të merret vetëm me pikturën.
Einxhel: Nuk dua ta shikoj më në atë gjendje të rënduar për hir të punës ose lekëve. Dua që ai të bëjë pikturën atë që i vjen. Babi po shkon afër 60-ës kështu që unë nuk dua. Dua që ai të pikturojë për qejfin e vet. I pëlqen shumë Korça. Vjet edhe parvjet ka marrë një tip studioje, si apartament të vogël në Korçë edhe shkonte që të pikturonte.