Einxhel Shkira dhe Dj Dagz që pas përfundimit të Big Brother janë të pandarë nga njëri-tjetri. Çifti i formuar brenda shtëpisë ka treguar se jashtë po përjeton një dashuri të madhe dhe gjërat mes tyre janë serioze.
Tashmë lidhje shijohet mes Tiranës dhe Prishtinës, teksa janë duke u përgatitur për të nisur bashkëjetesën. Ndaj ditët e fundit na bëri përshtypje mungesa e tyre në rrjetet sociale. Einxhel u shfaq me disa nga ish-banorët e Big Brother në festën e ditëlindjes së Monika Lubonjës, por të gjithëve na ra në sy mungesa e partnerit të saj.
Ndërkohë edhe në Instagram, dyshja u bë disa ditë pa u shfaqur së bashku, duke aluduar në rrjet se mes tyre ka pasur një krisje. Por duket se mes tyre nuk ka pasur asnjë ndarje apo konflikt, por veçmas lidhjes po angazhohen edhe me karrierën e tyre. Dagz ka udhëtuar për në Milano, ku së bashku me PM kanë edhe angazhimet e tyre në clubet e Milanos.
Einxhel ka zgjedhur mos ti shoqërojë djemtë, duke pasur më shumë kohë për punët e saj në Tiranë, por pse jo edhe të kalojë më shumë kohë pranë familjes dhe mikeshave të saj. Për të gjithë ata që mendonin se edhe ky çift kaq i dashur i ka dhënë fund, mjafton të shikoni komentet plot dashuri që Einxhel i lë Dagz në fotot që ai publikon në rrjetet sociale. Edhe pse ndarja e tyre është për disa ditë, dy të rinjtë nuk i kursejnë përkëdheljet dhe deklaratat e dashurisë as në publik.