Benet Beci rrezikon seriozisht t’i bashkohët kabinetit Rama2 në qeli.

Burime të Gazeta Jonë  nga SPAK thonë se Becit i është komunikuar akuza përmes avokatit të tij Ervin Metalla.

Ai dyshohet për veprën penale të korrupsionit gjatë pozicioneve të mëparshme. Beci dyshohet se ka kryer korrupsion gjatë kohës kur ka drejtuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Benet Beci, konsiderohej një “yll” në ngjitje në Partinë Socialiste, pasi pasi mori drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, ai u emërua dhe drejtues politik i qarkut.

Në Shkodër, pritet të kandidojë vetë Edi Rama dhe pyetja që shtrohet tashmë që Beci është nën hetim e me gjasë së shpejti i pandehur a do të pranojë kryeministri që përkrah tij në fushatë të jetë një person me probleme me drejtësinë.