I ngjan një çmendurie ajo që po ndodh tani në zyrat e Ministrisë së Financave në lidhje me taksat mbi karburantet. Ndërkohë që çmimi i naftës ka shkuar gati 200 lekë për litër, siç mëson ekskluzivisht “Gazeta Jonë”, Ministria e Financave përmes përmes Drejtorisë së Koncesioneve, ka nisur procedurat për të dyfishuar tarifën e kontrollit të pompave në stacionet e karburanteve.
Aktualisht, pronarët e karburanteve paguajnë 14 mijë lekë në vit për çdo pompë, por sipas propozimit pritet që çmimi i këtij shërbimi të dhënë me koncension të bëhet 28 mijë lekë.
SKANDALI/ Ministrja pranon se qeveria do të shtrenjtojë naftën në shërbim të oligarkëve
Të gjitha paratë do të merren nga xhepat e qytetarëve përmes rritjes të mëtejshme të çmimit të karburanteve dhe pritet të kalohen në xhepat e qeveritarëve si edhe koncensionarit Noa Control. Edhe ky është një konsencion korruptiv pas më herët ishte Drejtoria e Metrologjisë ajo që bënte verifikimin e pompave, por përmes këtij koncensioni nga një ofertë e pakërkuar, qeveria i ngarkoi qytetarëve edhe disa milion euro të tjera në kurriz.
Aktualisht Shqipëria ka rreth 25 mijë pompa në stacionet e karburanteve. Rritja e tarifës e rëndon drejtëpërdrejtë barrën mbi qytetarët me të paktën 3.4 milionë euro në vit duke përfshirë dhe efektin e tatimit mbi vlerën e shtuar.
Shqipëria është një nga vendet me barrën më të lartë të taksave mbi karburantet në botë. Pak javë më parë qeveria zyrtarizoi sërish rritje taksash mbi naftën përmes indeksimit të akcizës me nivelin e inflacionit.
Nisur nga situata kur më shumë se 110 lekë shkojnë taksa për çdo litër karburant të blerë, duket se vendimi për të dyfshuar tarifën e koncensionarit të pompave është një vendim kriminal dhe tërësisht korruptiv duke ia tërhequr edhe më tej lakun në fyt qytetarëve dhe bizneseve. /Gazeta Jonë