
Erion Veliaj është arrestuar nga SPAK pas një hetimi të gjatë që shpartalloi mekanizmin e votave të tij në Tiranë, duke përfshirë arrestimin e drejtorëve të 5D, të cilët u kapën në flagrancë për manipuluar procesin zgjedhor.
Ky zhvillim ka shokuar politikën shqiptare dhe ka tërhequr reagime të forta nga lideri i mazhorancës.
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar SPAK në një dalje publike, duke e akuzuar për përdorim të drejtësisë në funksion të interesave të caktuara.
Megjithatë, ai është tërhequr pas sondazheve që treguan një humbje të pikëve në sytë e shqiptarëve, duke i dhënë një mesazh të qartë në lidhje me qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje. Rama gjithashtu u kërkoi deputetëve të tij të ndalonin sulmet ndaj SPAK, duke i këshilluar ata të dorëzonin mandatet përpara se të flisnin kundër organit të akuzës.
Sipas burimeve të Gazeta Jone, plani që po diskuton aktualisht Partia Socialiste është se Rama ka vulosur fatin politik të Veliajt, duke e zëvendësuar atë me Tom Doshin sa i përket thesit të votave.
Kjo lëvizje ka për qëllim forcimin e ndikimit të PS-së në Tiranë, ku Veliaj tashmë nuk ka vlerë elektorale për Ramën.
Votat që dikur mbante Veliaj në kryeqytet do të mbledhë Tom Doshi nga PSD, dhe me këtë marrëveshje, tre deputetët që ai synon në Tiranë do të hyjnë në koalicion me PS-në.
Në një ngjarje të fundit në Sheshin Skënderbej, Rama mbajti një miting ku, me stafin e Bashkisë së Tiranës, lajmëroi varrosjen politike të Erion Veliajt. Mesazhi i tij ishte i qartë: “Nëse doni një vend pune, punoni në zgjedhje.” /gazetajonë