Klinikat private janë hapur si kërpudhat pas shiut në Shqipëri nga individë me aftësi të kufizuara profesionale, kurse ku kombinohet me etjen e madhe për të bërë para në kurriz të qytetarëve, kthehen në vende krimi, duke ccuar në vdekje njerëz, madje edhe fëmijë.
Raste të tilla ka patur disa në Shqipëri, por Gazeta Jonë do të sjellë sot tragjedinë e një familjeje nga Tirana, e cila dje ka humbur djalin e saj vetëm tre vjeccar pasi e kishte cuar për rregullim dhëmbësh në një klinikë dentare në Tiranë, pjesë e një spitali, në pronësi të një mjeku të njohur kardiolog në zonën e 21 Dhjetorit.
Burime të Gazeta Jonë nga policia bëjnë me dije se fëmija ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në QSUT, ndërkohë që pak orë para se të vdiste ishte mbajtur për orë të tëra në anestezi në këtë klinikë private.
Gazeta Jonë ka të gjitha detajet dhe është duke punuar ende mbi këtë ngjarje dhe do të sjellë gjatë ditës të plotë historinë si edhe rrëfimin e të afërmve pas kësaj humbjeje të madhe si edhe çfarë ndodhi gjatë 4 orëve që i mituri ndejti në klinikën dentare.
Burime bëjnë me dije se ka një tentative nga klinika për ta mbyllur pa zhurmë këtë histori.
Njerëz duhet të futen pas hekurave për ngjarje të tilla!
Na ndiqni!