Një gjest i Ledian Agalliajt në skenën e ‘Dancing Ëith The Stars’ ndaj nënës së tij u nënkuptua si “mospranim në familje” i këngëtares Elhaida Dani, me të cilën ai nisi dhe bëri publike historinë e dashurisë gjatë këtij spektakli. Familjarët e çiftit që ndodheshin në publik, larg njëri-tjetrit u panë të tensionuar dhe gjesti i Agalliajt u kuptua si ‘thirrje’ për ta.
Por sipas nënës së balerinit, reagimi i saj nuk ishte ndaj këngëtares, por ndaj “padrejtësisë” që iu bë çiftit pasi meritonin fitoren.
“Nuk është e vërtetë, reagimi ishte te padrejtësia që iu bë Elhaidës se ajo kërceu shumë bukur, e meritonte të fitonte. Elhaidën e puth fort,”- tha ajo në një intervistë për Vip Magazine.
Balerini e nisi këtë eksperiencë gjatë spektaklit DËTS, kur Elhaida u bashkua si konkurrente. Të dy u puthën në skenë duke bërë kështu publkike historinë që ‘zientë’ korridoreve, por që nuk kishte dalë ende në dritë. Puthja u komentua gjatë dhe për faktin që Agalliaj ishte i fejuar në momëntin që nisi spekttakli.