Deri kur dasma e saj mori vëmendjen e gjithë rrjetit, pak kemi ditur për Eliona Pitarkën. Aktorja ka filluar të ndajë me ndjekësit më shumë detaje nga jeta e saj, duke përfshirë këtu edhe marrëdhënien me vjehrrën.
Në një postim në Instastory ajo komentoi se shkon shumë mirë me mamanë e partnerit. Eliona postoi mesazhin e një ndjekëse, ndërsa shkroi “Sepse ka edhe kështu vjehrrash. Ashtu siç është edhe e imja. Ka frikë t’i bëjë gjërat nga meraku dhe më pyet për çdo gjë.”
Pak ditë më parë Eliona i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Eliona, që nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, ka publikuar këto ditë për herë të parë foto me të.