Elvis Miri përpin miliarda me VALE Recycling për mbetjet spitalore pa pajisjet që djegin: Ku i hedhin?!
Kompania V.A.L.E RECYCLING e Elvis Mirir prej vitesh fiton tendera për mbetjet spitalore, por në fakt i mungon pajisja ECONOS, që djegë këto mbetje.
Duke iu referuar të dhënave që vetë kompania ka deklaruar, “Stop” ka identifikuar një faturë e cila tregon blerjen e një pajisjeje djegie të ardhur nga Kina dhe jo Italia, vendi ku ai prodhohet.
Gazetari: Ja, është kjo fatura që ka blerë këtë makinerinë për djegie, e ka blerë këtu tek ju?
Pronari i subjektit që ka sjellë pajisjen nga Kina: Ai e ka porositur në Kinë, ne thjesht kemi bërë transportin.
Gazetari: Po për çfarë është kjo? Apo s’ia ke idenë?!
Pronari: Me sa di unë, ai e ka porositur vetë në internet dhe ne thjesht kemi bërë transportin, ne nuk e dimë se për çfarë ishte, meqë e kishim si shok, “keni mundësi meqë vini në Kinë?” Dhe ne i thamë: “Okej do ta sjellim ne me firmën tonë”, por s’e kemi idenë për çfarë është…
Për të qenë transparent, ne kemi kërkuar informacion nga kompania, por ende nuk kemi marrë një përgjigje. Për këtë skandal “Stop” informoi institucionet ku fillimisht u ndalëm, te drejtoresha e AKM-së, Arta Dollani, e cila pranoi se grupi i inspektimit ka konfirmuar mungesën e kësaj pajisjeje.
Gazetari: Këtë, ECONOS-in ky nuk e ka fare, si pajisje…?!
Drejtoresha, Arta Dollani: Po mo po, e di kanë vajtur inspektorët kanë bërë gjithë inspektimet. Vazhdon procesi…
Gazetari: E kuptoj, e kuptoj po me lejet që ky ka çfarë bëhet?!
Drejtoresha, Arta Dollani: Asnjë gjë s’merr tek ne, ata kanë marrë leje të parë, të dytë, monitorimet që bëjmë të përvjetshme, do të marrë të gjithë afatet e ankimimit, ne jemi për procedurë sepse që të katërt, të katërt subjektet që merren me këtë lloj detyre, i kemi nisur këto edhe tek Ministria e Shëndetësisë edhe në institucione të tjera, na jepni grupin e punës se si duhet të veprojmë.
Gazetari: Do t’ia hiqni licensat?
Drejtoresha, Arta Dollani: Ne as nuk heqim as nuk bëjmë dot asgjë pa bërë procedurat.
Gazetari: Po si i ka marrë licensat, kur nuk e ka pasur pajisjen?!
Drejtoresha, Arta Dollani: Po nuk di të të them…
Gazetari: I ka marrë në kohën kur s’ke qenë ti?
Drejtoresha, Arta Dollani: Po, po… /tvklan.al