Një operacion i Policisë së Shtetit po zhvillohet në Tiranë e Shkodër kundër një rrjeti të gjerë mashtrimi ekonomik me kriptomonedha.
Sipas të dhënave të deritanishme, Policia ka vendosur në pranga 17 persona, mes tyre 6 pronarë të pikave të këmbimit valuator. Deri më tani janë mësuar emrat e personave të vendosur në pranga deri më tani.
Personat e arrestuar janë identifikuar si: Arlin Kajo; Lidra Leka; Pirro Verdhi; Valentino Leka; Riduan Bajrami; Ridvan Nuhiji; Nexhmedin Sali; Muhamed Saraçi; Aurora Bregu; Evis Sopi; Frederik Sinanaj; Aldi Ruli; Tedi Agastra; Arberor Agastra; Spartak Gjoçi; Armando Gjoçi; Jonid Lazaj; Genci Sula; Dorian Dodaj dhe Denard Dani.
Po ashtu, siç bën me dije Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit “USDT-1” janë kontrolluar 32 ambiente të ndryshme. Gjatë këtyre kontrollebve janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash. Më shumë detaje ende nuk janë zbuluar pasi operacioni është ende në vijim.
Aksioni është ende në vijim, por Policia e Shtetit ka dhënë një informacion paraprak lidhur me atë që po ndodh në Tiranë. Në njoftimin e bërë me dije për mediat, Policia sqaron se deri më tani 17 persona kanë përfunduar në pranga nga kontrollet e kryera në Tiranë dhe Shkodër. Në kuadër të operacionit “USDT-1” janë kontrolluar 32 ambiente të ndryshme. Gjatë këtyre kontrollebve janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash. Më shumë detaje ende nuk janë zbuluar pasi operacioni është ende në vijim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit
Në përgjigjje të interesit të medias, mbi një operacion policor, aktualisht në zhvillim, ju sqarojmë se: Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda speciale, po zhvillohet sot, operacioni policor i koduar “USDT-1”. Zhvillimi i këtij operacioni, rezultat i punës së mirorganizuar të Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik së DPPSh-së, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër.
Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash. Operacioni është në vijim. Në përfundim të tij, Policia e Shtetit do të japë njoftim të detajuar për median dhe qytetarët.
/gazetajonë