Një ngarkesë prej 7 kg kokainë është gjetur e fshehur në një furgon në portin e Durrësit.
Kokaina ishte paketuar në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë anti-drogë.
Në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona Arjan Doçi, 38 vjeç dhe Mentor Çuni 39 vjeç ndërkohë që po vjojnë hetimet për të implikuar të tjerë në këtë rrjet trafiku.
Kokaina u gjet në një furgon mallrash dhe i përket kompanisë ‘Bledi Travel“. Kompania në fjalë rezulton e regjistruar në Angli dhe për këtë është kërkuar bashkëpunimi me homologët atje.
Furgoni kryente rrugë të vazhdueshme në itenerarin Shqipëri-Itali-Angli dhe përgjithësisht dërgesa produktesh të ndryshme.