veliaj

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar se cilët janë ish-zyrtarët socialistë që ndodhen në të njëjtin burg me Erion Veliajn në Durrës.

Lala ka zbuluar se në burgun e Durrësit është sektori i zyrtarëve të lartë, ku përveç Erion Veliajt janë edhe disa nga kolegët e tij socialistë, si Ilir Beqaj, ish-ministër i shëndetësisë, Jurgis Çyrbja, Alqi Bllako, ish-deputet i PS-së.

“Mjafton të thërrasin njëri-tjetrin dhe mund të përgjigjen, i ndan vetëm një mur dhe aty mund të komunikosh edhe pa hapur dyert”, tha Lala.

Gazetarja u shpreh se transferimi i Veliajt në ambientet e paraburgimit në Durrës, mund të jetë bërë pas një analize rrisku nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Ajo tha se teksa caktohej masa e sigurisë në GJKKO, nga 313 të paraburgosurit filluan të hidhnin akuza të rënda në drejtim të Veliaj dhe është parë i papërshtatshme për tu dërguar në Durrës.

Klodiana Lala: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën një analizë risku për persona të caktuar. Nuk ka rrisk të shtuar për tu arratisur. Por, ndërkohe që caktohej masa e sigurisë, nga 313, të paraburgosurit filluan të hidhnin akuza të rënda në drejtim të Veliaj, duke e quajtur hajdut dhe mesa duket është parë i papërshtatshme për tu dërguar aty.

Mund të kishte incidente dhe është parë si element rrisku. Duke qenë se Veliaj e ka adresën e banimit në Tiranë, ambienti i paraburgimit duhet të jetë afër, duke përjashtuar 302 apo 313, automatikisht ishte Durrësi.

Në Durrës është sektori i zyrtarëve të lartë. Është Ilir Beqaj, ish-ministër i shëndetësisë, është Jurgis Çyrbja, Alqi Bllako, ish-deputet i PS-së dhe bashkë me Erion Veliajn janë në të njëjtin sektor.

Mjafton të thërrasin njëri-tjetrin dhe mund të përgjigjen, i ndan vetëm një mur dhe aty mund të komunikosh edhe pa hapur dyert. Është qeli  që është ndërtuar enkas për zyrtarët e lartë. Veliajt vetëm rroba i janë dërguar në momentet e para.