Kryesocialisti Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretariatin e Partisë Socialiste.
Struktura drejtuese e PS do të plotësohet në shtator, që me shumë mundësi Rama do të thërrasë sërish Asamblenë për të votëbesuar sekretarët e rinj.
Sekretarët e shkarkuar:
Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
Sekretare për Burimet Njerëzore, Anila Denaj
Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
Sekretari për Migracionin, Laert Duraj.