Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon një megaoperacion në Elbasan paraditen e kësaj të hëne.

Gazeta Jonë mëson  se janë kontrolluar bazat e Suel Çelës. Në pranga janë vendosur dy ish-gjyqtarë.

Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat.

Gjithashtu është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit.

Suel Çela është shpallur në kërkim pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Ky i fundit deklaroi para hetuesve se Çela kishte porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial. Suel Çela rezulton i shpallur në kërkim që nga maji i vitit të kaluar, ndërsa dyshohet dhe si porositës i vrasjes së Elton Kilës./gazetajonë