Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor të drejtorisë vendore në Policinë e Shtetit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit, vendosi të shpallë listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë procesit të konkurrimit.

Konkurrentët Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu nuk u paraqitën në fazën e intervistës.

Konkurrentët kanë të drejtën e ankimimit brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit me vlerësimin përfundimtar të secilit.

Gara për drejtor policie në qarqe/ Publikohet lista e kandidatëve

Duke ditur se vendi ka 12 qarqe duket se 12 të renditurit të parët janë edhe fituesit, kurse të tjerët jo. /Gazeta Jonë