GJKKO ka konfiskuar pasuritë në emër të të dënuarit për drogë, Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij, pasi dyshohet se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.
Pas hetimeve ka rezultuar se Veip Ormënaj zotëronte pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonte me burime të ligjshme të ardhurash.
Ai është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Belgjikës për veprat penale të “Trafikim i substancave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës.
Pasuritë e paluajtshme të konfiskuara ndodhen në Orikum, Vlorë dhe janë:
Në vijim të njoftimit për shtyp të datës 24.07.2023, bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin pasuror nr.6, të vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.
Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e akteve të administruara në kuadër të referimit pasuror nr. 2769, datë 22.02.2023, përcjellë nga Autoritetet Belge të Drejtësisë, nga të cilat rezulton se shtetasi Veip Ormënaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Belgjikës me vendimin penal. Nr. 2012/CO/277, për veprat penale të “Trafikim i substancave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës.
Pas kryerjes së hetimeve pasurore rezultoi se, shtetasi Veip Ormënaj zotëronte pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash dhe të cilat dyshohen se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.
Në vijim Prokuroria e Posaçme, paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.25, datë 20.06.2024, ka vendosur konfiskimin e pasurive, si më poshtë:
Pasuritë e paluajtshme të konfiskuara ndodhen në Orikum, Vlorë.