Një shqiptar është zhdukur në rrethana misterioze në Greqi. Bëhet fjalë për shtetasin Shkëlqim Hysi, 53-vjeç dhe dyshohet se është zhdukur në ishullin Kos.

Shqiptari është nga Kalivaci dhe baba i dy femijeve dhe punonte ne sektorin e ndertimit në ishullin Kos. Ka të dhëna se ai mund të jetë në Syros. Mësohet se ai ka 5 ditë që ka humbur kontaktet me familjarët.

Autoritet dhe mediat greke kanë kërkuar ndihmën e komunitetit për gjetjen e shqiptarit. 53-vjeçari është 1.70 m i gjatë, i hollë, me flokë gri dhe sy kafe të errët. Ai kishte veshur një xhaketë të zezë, pulovër të zezë, pantallona të zeza dhe këpucë të zeza.

Autoritetet greke i kanë bërë thirrje qytetarëve të cilët mund të kenë informacion që të kontaktojnë menjëherë në numrin 1017.