Një 32-vjeçar shqiptar dhe një 20-vjeçare greke mbetën të plagosur të dielën në mbrëmje (27 gusht) jashtë një shkolle në Athinë.

Sipas raportimeve, mësohet se shqiptari është identifikuar si Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona.

Dy të plagosurit kanë marrë plagë nga armë zjarri pistoletë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se dy të plagosurit nuk njihen.

Ka qenë vetë e reje greke, e cila ka deklaruar për autoritetet se ka qenë rastësisht duke kaluar në vendin e ngjarjes, ku dhe u plagos.

Policia dyshon se shënjestra e atentatit ka qenë shqiptari, Jorgo Zeneli, i cili njihet nga autoritetet greke si anëtari i bandave kriminale që operon në shpërndarjen e lëndëve narkotike, gjë e cila ka ngritur dyshimet për hakmarrje ndaj shqiptarit.