Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në fshatin Zall-Bastar, ku 81-vjeçari Xhemal Metau gjet i pajetë në oborrin e banesës ditën e hënë (13 Janar).
Nga ekzaminimi mjeko-ligjor ka rezultuar se viktima kishte dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshohet se janë shkaktuar nga goditje me sende të forta.
Policia po punon për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së 81-vjeçarit.
Ndërsa janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Vrasje me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë me datë 13.01.2025, i cili bën fjalën për gjetjen pa shenja jete të shtetasit Xh.M, në oborrin e banesës së tij, në Zall-Bastar, ju bëjmë me dije se:
Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.
Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M.