Një 26-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova është vrarë pak ditë më parë në Kanada.
Mediat lokale raportojnë se i riu u qëllua për vdekje pranë Carlsbad Springs herët në mëngjesin e së shtunës.
Policia u thirr në një adresë në Farmers Way rreth orës 3:45 të mëngjesit dhe gjeti një burrë me plagë me armë zjarri.
Mjekët thanë se një viktimë mashkull u transportua në spital në gjendje kritike, ku më vonë u shpall i vdekur. Hetuesit e identifikuan viktimën si Granit Ahmeti.
Në një deklaratë për media të shpërndarë të dielën, autoritetet iu kërkuan banorëve dhe biznesevr pranë Farmers Way, Anderson Road, Thunder Road dhe Piperville Road të kontrollojnë kamerat e sigurisë për çdo “aktivitet të dyshimtë” nga ora 2-4 e mëngjesit.
Një postim në Facebook nga një kompani e quajtur Canadian Towing thotë se Granit Ahmeti ishte bashkëpronar, si dhe një “vëlla, koleg i dashur dhe mik i sjellshëm”.