Enea Themollari luftoi për 3 muaj në spital me jetën, por për fat të keq nuk ja doli dot.
Ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve që mori në koke pasi u shkëput dera e fqinjeve të tij Alda e Xhovana Nikolli, pas një shpërthimi me tritol. Motrat Nikolli, ku Xhovana eshtë e fejuara e të penduarit të drejtësisë Amarildo Nikolli, ndërsa Alda Nikolli pretendon për një lidhje me të penduarin tjetër të drejtësisë ishin vendosur me qira në shtëpinë e një eksponenti të botës së krimit në Elbasan.
Në derën e tyre shpërtheu tritol dhe u plagos rëndë fqinji tërësisht I pafajshëm.
Emri I Enea Themollarit renditet ne listen e viktimave të pafajshme që kanë rënë pre e atentateve mes grupeve kriminale.
Motrat Nikolli kanë akuzuar direkt Nuredin Dumanin si përgjegjës për krimin.
SPAK ka marrë në dorë hetimin, por ende si ka identifikuar autorët e krimit.
Pergjatë viteve te fundit shumë persona janë vrarë edhe pse pa lidhje me krime apo me banda kriminale
Nga Musaen Zeneli te Mimoza Paja e së fundmi Enea Thomollari janë disa nga njerëzit e pafajshëm që u vranë si pasojë e perplasjes se grupeve. Deri më tani pjesa më e madhe e ketyre ngjarjeve nuk është zbardhur