Eni, një nga banorët më të heshtur të “Big Brother” deri më tani e që sonte gjendej edhe në nominim, ka ndarë historinë e tij të jetës, të cilën e kishte rrëfyer edhe më parë me disa prej konkurentëve të tjerë. Nëpërmjet “Pemës së jetës”, ai ka rrëfyer për fëmijërinë e tij, ndarjen e prindërve, problemet e tyre dhe “fajin” e tij më më madh.
Kështu, ai ka treguar se ka qenë një fëmijë i vetëm, që vinte nga një familje e thjeshtë, ndërsa problemet ai ka nisur t’i kuptojë kur ka qenë 10 vjeç. Ishte pikërisht koha kur babai i tij nisi të konsumonte alkool, ndërsa mamaja e tij vazhdonte punonte. Pjesë e problemeve të tyre ishin debatet e ashpra mes prindërve, ndërsa ai vetë rrëfeu se nuk ka qenë i afërt me të atin, i ka munguar ngrohtësia dhe të qeshte e të luante me të, duke mos pasur marrëdhënien babë e bir që donte.
Çka e bën historinë më të trishtë është fakti që babai i tij kishte tentuar ta dhunonte mamanë disa herë dhe i është dashur Enit vetë të përleshej me të atin, që mos e lejonte të ndodhte. Ndërkohë ai zbuloi se mamaja e tij gjatë atyre viteve kishte abortuar dy herë dhe askush nuk e ka ditur që ai e dinte këtë gjë, që e përshkruan si dhimbja më madhe që mund të pêrjetojë një nënë dhe një fëmijë.
Eni tha se prindërit e tij ishin ndarë në atë kohë dhe ai dhe mamaja ishin larguar në Tiranë, megjithatë ai, si fëmijë, kishte dashur që prindërit të ishin bashkë. Prandaj, pa dijeninë e së ëmës shkoi tek i ati, në qytetin e lindjes, e bëri që të kthehej e të kërkonte falje. Kjo gjë nuk zgjati shumë dhe historia nuk shkoi si ai donte dhe për këtë sot, ai bën me faj veten për çdo gjë që ka ndodhur më pas, për vitet më të këqija të jetës së nënës së tij, të cilën shpreson ta bëjë krenare.
Pas rrëfimit dhe emocioneve që solli, mes lotëve Eni pati mundësinë të takonte edhe të ëmën që i erdhi si surprizë, ndërsa nuk harroi të përshëndeste edhe babain, duke thënë se e kishte falur për gjithçka.