Modelja e njohur Cindy Marina është në një lidhje me djalin e Jozefina Topallit, Genardin. Në puntatën e parë të “Dance With Me”, ku ajo është konkurrente, Ermal Mamaqi i tha “vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje”.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme Cindy shkëlqeu në spektakël me një mambo të shpejtë. Ajo u vlerësua nga juria, teksa Ermali i tha se “i kanë bërë mirë komentet për vjehrrën”.
“Më pëlqeu shumë Cindy. M’u duk më e lirshme se javën që kaloi. Duket qartë që ato komentet për vjehrrën i kanë bërë shumë mirë dhe uroj ta mbajë sa më gjatë këtë energji”, i tha producenti.