Pas vrasjes makabre që ka tronditur Italinë disa ditë më parë ku nëna vrau vajzën e saj 5 vjecare ka reaguar dhe babai i vajzës i cili i tronditur nga ngjarja e quan atë një përbindësh që nuk e meritonte një vajzë si Elena.
“Jam i shkatërruar dhe ndjej një boshllëk brenda. Gjithmonë i kam premtuar vajzës sime se do ta mbaj të sigurt si çdo baba i mirë, do të jap jetën time në vend të saj. Një vrasje në të cilën inskenohet një skenë tjetër dhe trupi fshihet, nuk mund të jetë një gjendje çmendurie. Martina është një përbindësh që nuk e meritonte një vajzë si Elena, e veçantë dhe unike në gjithçka,” është shprehur babai mes lotësh.
“Kurrë ndonjëhere, nuk mund të mendoja se duhej ta kisha mbrojtur nga e ëma.Të gjithë flasin për dashurinë e mamit, por askush nuk flet për sakrificat që bën një baba. Elena jeton çdo ditë në zemrën time,” tha ai.
Ai shprehet se e gjithë vrasja ndodhi për shkak të xhelozisë që kishte Martina ndaj tij dhe partneres së tij të re. Ajo kishte tentuar ta kthente vajzën kundër tij, por nuk ia kishte dalë dot.
“Kam dëgjuar për çmenduri dhe xhelozi morbide, por nuk kam dëgjuar për keqdashje dhe sadizëm. Ishte një vrasje me paramendim dhe e studiuar në çdo detaj. Momentet e çmendurisë pasohen nga momente kthjelltësie.
Pasi e vrau fëmijën nuk u pendua, përkundrazi e futi Elenën brenda qeseve të plehrave, e varrosi dhe shpiku një rrëmbim duke krijuar një alibi dhe goditi makinën e saj për të organizuar një sulm. 24 orë gënjeshtra,” ka thënë ai.
Vrasja makabre ndodhi 13/06/2022 ku Elena 5 vjeçare u vra e goditur disa herë me thikën e kuzhinës në qafë dhe shpinë nga nëna e saj 23 vjeçare.
Ajo e futi trupin e vajzës në qese të zëza plehrash dhe e fshehu në një fushë afër shtëpisë.
Ngjarja u raportua nga nëna si një rrëmbim fillimisht dhe vetëm pas 24 orësh ajo pranoi autorësinë e krimit.