![6D635843-DFF0-4610-921A-2939045CC8D9](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2022/10/6D635843-DFF0-4610-921A-2939045CC8D9.jpeg)
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Sali Berisha u takuan dje më shumë se 30 minuta në selinë blu për të finalizuar marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre për zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit.
Në përfundim të takimit, Meta i ka propozuar Berishës një emër për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, por pa e thënë publikisht se cili emër është.
Meta ka propozuar pikërisht emrin e tij si kryetar i “Parlamentit të Tiranës”.
Siç tha edhe publikisht Meta, emri i tij është pritur shumë mirë nga Berisha.