
Blogerja Armina Mevlani ka treguar sesi e ka marrëdhënien me vjehrrën e saj, Liri Berishën. Gjatë emisionit të sotëm në “Goca dhe Gra”, Armina tregoi se që në takimin e tyre të parë, Liri Berisha, duke shtuar se ajo e kishte mirëpritur dhe ishte treguar shumë e kuptueshme me të.
Po ashtu, ajo shtoi se marrëdhëniet ishin aq të mira, saqë Liri Berishën e konsideronte si mamanë e saj.
“Unë kam qenë me shumë fat. Liri është një vjehrrë shembull. Nuk e di ç’do të thotë të kesh probleme në mardhënie. Më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e kuptueshme. Zeni shkon i takon, shkojmë e kalojmë atje fundjavën. Kam mardhënie shumë të afërt me Lirin, e dua si mamin tim,”-tha Armina Mevlani.