Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në Top Story në një diskutim për sulmin në terrorist në veri të Kosovës, ku shpërtheu një kanal, foli për një hartë të pushtimit rus.
Karamuço deklaroi se është zbuluar një hartë sekrete ruse e cila ka të rrethuar me të kuqe Shqipërinë dhe Kosovën.
“Është shfaqur një hartë që mbahej sekret, e Rusëve. Harta e sulmeve mbi Evropën. Jemi edhe ne, është dhe Kosova… e rrethuar me të kuqe. Janë harta me veprime subversive që do bëhen. Ka filluar plani në Angli me shpërthimin e depove të mëdha të predispozuara për në Ukrainë, shpërthime në Baltik, të një avioni me ndihma. Kemi telefonata pafund në Evropë për vendosje bombash dhe në Çeki në rrjetin e trenave”, tha Karamuço./gazetajone