Pak orë para gjysmëfinales së Eurovizion, bastet janë vënë. Në vendin e parë sipas këtyre basteve është Ukraina, e ndjekur nga pas me Greqinë.
Ukraina konsiderohet favoritja absolute. Grupi Kalush Orchestra do të performojë këngën Stefania, e cila është në gjuhën ukrainase dhe ka elemente të traditës muzikore ukrainase. Shqipëria në këto baste, renditet e 7-ta.
Sonte do të mbahet live edicioni i 66-të i ‘Eurovizionit” ku do të konkurrojnë 17 vende, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës. Shfaqja fillon në orën 21:00 , drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali. Mikpritësit janë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan. Të enjten, gjysmëfinalja 2 do të gjejë 10 kualifikueset e fundit nga 18 këngë.