Diola Dosti ka treguar një pjesë të rëndësishme të jetës së saj mbrëmjen e djeshme. Ajo tregoi se si erdhi fundi i një martese 12 vjeçare për të cilën Diola doli kundër prindërve të saj.
Sot nënë e tre vajzave, Diola është çdo ditë në luftë për t’i plotësuar atyre çdo gjë dhe për t’i dhënë shembullin më të mirë siç tregoi edhe vetë.
Ish bashkëshorti i Diolës është mjek gjinekolog. Bëhet fjalë për Dardan Baftiun të cilin e kemi parë herë pas here në intervista me Diolën si çifti perfekt dhe një marrëdhenie te shëndetshme, shkruan Albeu.com.
Gjatë qëndrimit në Big Brother, Diola ka treguar se ish partneri i saj është në një marrëdhënie të re.
Gjinekologu Dardan Baftiu ka marr pjesë në lindjet e tre vajzave të tyre të cilat surprizuan mbrëmjen e djeshme nënën e yre dhe emocionuan mbarë publikun.