Popullsia e vendit po tkurret dhe po plaket me shpejtësi dhe, nga ana tjetër, fluksi i banesave të reja është në rritje, por shumica dërrmuese e atyre që janë në shfrytëzim janë, nën 69 metër katror.
Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se nga 726,325 banesa të banueshme në të gjithë vendin, 533 mijë ose 65% e totalit ishin më pak se 69 metër katror.
Të dhënat tregojnë se numri i shtëpive të banueshme nën 40 metër katror ka pësuar rënie të ndjeshme. P.sh. në vitin 2011 kishte 218 mijë banesa që ishin në shfrytëzim nën 40 metër katror, ndërsa më 2023 ishin 127,5 mijë të tilla.
Nga stoku i banesave që janë në shfrytëzim, ende një pjesë e madhe e tyre, rreth 16.6%, janë nën 40 metër katror. / Monitor