Efektivet e Policisë së Shtetit do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Bëhet fjalë për rreth 8700 prej tyre. Niveli i parë prej dhjetë mijë lekësh do të jepet për ata që kanë paga më të larta, ndërsa shpërblimi maksimal në vlerën e 15 mijë lekëve do të jepet për punonjësit me paga më të ulëta. Vendimi pritet të miratohet të hënën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave Burime.

Pjesë e këtij shpërblimi nuk do të jenë shefa dhe drejtues të policisë, të cilët kanë gradat më të mëdha se inspektor. Shpërblimi do të jepet vetëm për punonjësit e Rendit, Rrugores e deri tek ata, të cilët mbajnë gradën inspektor.

VENDIMI:

Rreth 8700 efektivë policie pritet të përfitojnë një shpërblim për festat e fundvitit. Ministria e Brendshme ka bërë gati projektvendimin, i cili pritet të miratohet të hënën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave Burime pranë Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije se shpërblimi do të jetë i ndarë në dy nivele, ashtu siç u veprua me bonusin e pensionistëve.

Niveli i parë prej dhjetë mijë lekësh do të jepet për ata që kanë paga më të larta, ndërsa shpërblimi maksimal në vlerën e 15 mijë lekëve do të jepet për punonjësit me paga më të ulëta. Këta të fundit përbëjnë edhe numrin më të lartë të punonjësve, rreth 5- 6 mijë efektivë.

Në tërësi, me bonus do trajtohen vetëm punonjësit e policisë të nivelit bazë. Vlen të theksohet se nga ky vendim preken vetëm punonjësit e Rendit, Rrugores e deri tek ata, të cilët mbajnë gradën inspektor. Vendimi për të shpërblyer punonjësit e policisë vjen pas bonusit të akorduar nga qeveria për pensionistët, familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuar si dhe për një pjesë të administratës.

Ashtu si për uniformat blu, edhe tek administrata shpërblim për festat e fundvitit do të përfitojnë punonjësit me paga të ulëta. Në këtë kategori përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit, protokollit.