Zhbllokohet rezultati në finale që po mbahet te “Air Albania” mes Romës dhe Feyenoord. Ka qenë Nicolo Zaniolo që ka ndëshkuar holandezët me një goditje brenda zone në minutën e 32.

Ky gol u prit me entuziazëm nga të gjithë tifozët e Romës që ndodhen në stadium për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës.

Formacioni:

Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Zalewski; Pellegrini, Zaniolo; Abraham

Feyenoord (4-2-3-1): Bijlow; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Kokcu; Nelson, Til, Sinisterra; Dessers.