Spanja tregohet e pamëshirshme në ndeshjen e parë të Botërorit, teksa fitoi me goleadë 7-0 ndaj Kosta Rikës.Në Doha, siparin e golave e hapi Dani Olmo, që pas një lëvizje të bukur dërgoi sferën në rrjetë.Dyfishimi i shifrave erdhi nga Asensio, pas një asisti të Albas. Spanjollët fitojnë penallti dhe e shndërrojnë në gol me Torres.
“Furia e kuqe” do vazhdonte me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë, ku do gjente golin sërish me Torres, sakaq në fund 18-vjeçari Gavi shënoi golin e parë në një botëror. Makthi nuk ishte mbyllur ende për djemtë e Suarez, pasi e pësojnë po në fund edhe nga Soler e Morata.
Kaq për këtë sfidë që nuk pati histori, me Spanjën që kryeson grupin E me 3 pikë po aq sa Japonia.