Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, ditën e sotme feston ditëlindjen. I lindur më 27 shtator të vitit 1992 në Zvicër, ai ka mbushur plot 30 vite jetë.
Me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë, fansat e po ashtu edhe nga familjarët.
Një i tillë nuk mungoi as nga bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj – Xhaka, me të cilën ka dy vajza. Ajo ka përmbledhur në një video disa nga momentet e tyre të lumtura, që nga takimet e para.
“Për dashurinë time, për burrin dhe babanë më të mirë në botë, për personin që është më i kujdesshëm e më i dashur”, nis postimi i Lekajt.
“Urime ditëlindjen. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar në vazhdim ajo.
Çifti theksojmë se janë bashkë prej vitesh e të martuar që nga viti 2017.