Këngëtaret Filloreta Raçi, Fifi, dhe Beatrix Ramosaj duket se e kanë ruajtur shoqërinë që pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP”. Gjatë kafes së fundit, ato nuk kanë nguruar të hapin edhe ‘live’ në Instagram. Edhe pyetjet nga fansat kanë qenë të shumtë, ku padyshim nuk kanë munguar as ato për ‘Big Brother VIP’.
Një ndër to lidhet me tatuazhin që ka bërë njësoj me Donaldin, filoqyl, që të dy e gdhëndën në kyç.
“Trixa është këtu por unë do flas për këtë punë. E kam Filoqylin këtu dhe filoqyli nuk ka qenë vetëm për mua e Donaldin, por të gjithë ne që e duam shiun. Kemi qenë unë dhe disa të tjerë që e duam shiun. Por e kemi bërë vetëm unë e Donaldi. Shoqëria ime me Donaldin vazhdon, edhe me Trixën vazhdon. Unë nuk e kam njohur as Trixën nga Donaldi e as Donaldin nga Trixa. I kam njohur të dy në gjëra të ndryshme. Jena lidhur më shumë shoqëri kur ishim brenda. Por kemi vendosur që të rrimë me kë të duam. është hera e parë dhe e fundit që më vendosni para aktit të kryer”, ka thënë Fifi.
Ndërsa, Trixa ka qeshur e ka pohuar me kokë duke mos dhënë asnjë lidhur me këtë, madje në një moment i thotë: Fol more, si për të treguar që nuk ka asnjë problem