
Moderatorja Einxhel Shkira arriti të shkojë në finalen e “Big Brother VIP”, duke fituar kështu 10 mijë euro, ashtu si çdo finalist.
E ftuar së fundmi në “Why not”, ajo ka zbuluar se paratë i ka shpenzuar më së shumti për ushqim.
Biseda me Roza Latin:
Einxhel: Mezi ulem me këto kilogramët që kam shtuar.
Roza: Me thënë të drejtën mua më dukesh shumë në formë.
Einxhel: O zemra po si do e harxhoja atë 10-mijëshen unë?
Roza: Pra kjo është përgjigja për pyetjen që ne ishim kuriozë.
Einxhel: Po. Se 4 muaj aty brenda kam ngrënë vetëm tost. E kisha problem të përshtatesha me ushqimin kështu që kur dola çfarë kisha merak e hëngra.
Roza: Cilat janë ushqimet e tua të preferuara?
Einxhel: Sushi, tradicionalet, sallatat e ndryshme, hamburger, pica. Atje brenda mund të të shkonte mendja për diçka, por ishte e parealizueshme kjo ishte e keqja.