Biznesmeni shqiptar Astrit Tota nga Kukësi që mbajti të mbyllur 13 emigrantë në një rimorkio, në Aleksandropolis dhe i akuzonte si përgjegjës të zjarreve masive që kanë përfshirë vendin, ka dhënë versionin e tij për mediat greke.

“Unë nuk jam fashist apo racist,” tha ai për median greke GRTimes, duke e identifikuar veten si një person që nuk ka ndjenja raciste.

Vendi ku kam qenë është 200 metra nga biznesi im. Në zonë u gjetën disa struktura të improvizuara ndezëse. Ditët e mëparshme ishin evakuuar periferitë dhe vendbanimet e Aleksandropolisit, si dhe Spitali i Përgjithshëm Universitar. Natyrisht, të gjithë banorët e kishin humbur gjumin dhe ishin vigjilentë në rast se zjarri do të na gjente gjatë natës.

Në pikën specifike midis Aleksandoupolit dhe N. Kilit, pas një rrjeti supermarketesh, dallova një grup prej 13 personash, të cilët ndodheshin rreth një objekti dhe tentuan t’i vënë flakën duke mbajtur një tullumbace që mbante erë benzine dhe me vete kishin sjellë një thikë. Menjëherë kam thirrur dy bashkëqytetarë të mi që ndodheshin në vendngjarje dhe i kemi kërkuar që të hidhnin thikat dhe sendet që mbanin në duar.

Ne i penguam ata të krijonin një burim aktiv zjarri brenda strukturës urbane. Ne u përpoqëm të mos i lejonim të iknin dhe na sulmuan.Menjëherë thirra policinë dhe pas dhjetë minutash në vendngjarje mbërriti një patrullë policie dhe i mori”.

Videoja është realizuar teksa prisnim të vinte policia, pasi doja të njoftoja bashkëqytetarët e mi për ngjarjen, se pas kaq ditësh shuarje zjarri, kam pikasur zjarrvënës në qytet. Nuk më interesonte nëse ishin emigrantë, nëse vinin nga Shqipëria, Siria, Greqia apo Australia. Unë nuk jam as fashist dhe as racist dhe jam absolutisht i sigurt që këtë e dinë edhe bashkëqytetarët e mi në Aleksandoupoli me të cilët kam bërë biznes gjatë gjithë këtyre viteve”, përfundon ai.

Sipas avokatit të biznesmenit, zotit Vasilis Demiri, çështja po hetohet në dy aspekte nga Gjykata e Drejtësisë, e cila është e vetmja kompetente për të vendosur.

“Ne do të ofrojmë çdo ndihmë të mundshme dhe çdo element që do të kontribuojë në kërkimin e së vërtetës thelbësore. Për momentin kemi marrë një afat për kërkim falje para ‘Anakritria’ për të premten”, u shpreh ai për GRTimes.