
Edhe e pas largimit nga “BBVIP” Efi Dhedhes mbetet ende një nga emrat më të komentuar përgjatë këtyre ditëve.
Së fundmi, në rrjet po qarkullon lajmi se Efi do të zëvëndësojë vendin e Bora Zemanit si moderatore në “Për’puthen”.
Edhe pse vajzat nuk kanë bërë ansjë reagim pas këtyre aludimeve, moderatorja ka publikuar një video në InstaStoryn e saj ku shfaqet me Efin, Olsa Muhametin, Fation Kuqarin dhe disa pjesëtar të stafit duke ngjallur më shumë dyshime.
Gjithashtu ish-konkurrentja e programit të dashurisë u shpreh gjatë një videoje se ishte shumë e lumtur dhe i kërkoi atyre ta gjenin se ku po shkonte. Pas videos së Borës, duket se Efi është e ftuar në “Për’puthen Prime” po se çfarë roli do të ketë në emision do të mbetet për t’u parë.
Kujtojmë se Efi është përfolur që në fillim për ngjashmërinë e madhe që ka me Borën, madje ajo është shprehur se ndihej elumtur që krahasohej me një femër aq të bukur si moderatorja.